Salma Hayek ende në muaj mjalti

17/05/2014 00:00

Salma Hayek dhe Francois-Henri Pinault janë së bashku për rreth 7 vjet. Ata u fotografuan duke shtrënguar duart me njëri-tjetrin pasi ishin duke dalë nga një restorant francez.

Çifti ndodhet në Kanë dhe fotot e shkëputura e tregojnë Salma Hayek dhe Francois-Henri Pinault  sikur janë ende në muajin e tyre të mjaltit. Salma  ndodhet në Francë  për projektin e saj filmik më të fundit  “The Prophet”, i cili do të prezantohet në Festivalin e Filmit në Kanë. Edicioni i 67 i Festivalit  hapi siparin më 14 maj me filmin “Grace de Monaco” me protagoniste Nicole Kidman.

Aktorja Hayek mbante veshur pantallona , xhaketë të zezë dhe një këmishë me lule. Çiftit iu bashkua edhe këngëtari Mika , i cili duket në një bisedë të këndshme me aktoren.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel