Një gazetar ukrainas futet poshtë fustanit të aktores

17/05/2014 00:00

Nje gazetar ukrainas i identifikuar si Vitalii Sediuk ka hyrë në tapetin e kuq duke u futur poshtë fustanit të aktores  America Ferrera.

Rojat e sigurisë kanë ndërhyrë duke e nxjerrë jashtë tapetit të kuq gazetarin.  Vitali Sediuk njihet për skena të tilla; kur tentoi të puthë Will Smith gjithashtu edhe  gjatë një premierë filmi tentoi të përqafonte Bradly Cooper. Dhe situata më e fundit që kishte rezervuar ishte të premten gjatë Festivalit të Kanës kur gazetari u përpoq të futej poshtë fustanit të bardhë, voluminoz të aktores në kohën kur ajo së bashku me kastin po pozonin përpara fotografëve .

Në krah të saj ishte dhe aktorja Cate Blanchette , që së bashku me kastin prezantuan filmin “How to train your dragon 2”,  i cili nuk është pjesë e konkurrimit në Festivalin e Filmit në Kanë.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel