Korçë, sekuestrohen 42 kg kanabis

17/05/2014 00:00

Policia e qytetit të Korçës ka zhvilluar në orët e para të mëngjesit të së shtunës një operacion anti-drogë, që është finalizuar me sekuestrimin e 42 kilogramëve kanabis.

Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave agjentët kanë vënë në prangë edhe dy poseduesit e lëndës narkotike, shtetasit Edison Çërrava dhe Emiliano Zavala.

Sipas burimeve, gjatë kontrollit të banesës ku strehoheshin dy të rinjtë janë gjetur edhe 20 gramë drogë e tipit heroinë, e ndarë në doza, si dhe disa armë zjarri.

Më vonë policia ka koordinuar veprimet me prokurorinë e rrethit, që ndaj dy të rinjve ka ngritur akuzën e posedimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Top Channel