Thirrja publike për Ibrahimovic

16/05/2014 00:00

Kur Suedia u eliminua nga Portugalia në fazën play off të eliminatoreve të botërorit, sulmuesi Zlatan Ibrahimovic tha: Një gjë është e sigurt, një botëror pa mua nuk ia vlen as ta shikosh.

Kjo gjë ka shtyrë ish legjendat e futbollit brazilian, aktorë dhe gazetarë të famshëm të këtij vendi të bëjnë gjithçka që ylli suedez të vijë në shtetin e tyre gjatë botërorit.

Dani Alves, Ronaldo, Anderson Silva dhe shumë të tjerë shfaqen në një video dhe i kërkojnë yllit suedez të ndjekë të paktën ndeshjen e parë të botërorit, atë mes Brazilit dhe Kroacisë e cila do të luhet në Sao Paulo.

Kundërpërgjigja e Ibras ndaj kësaj videoje ka qenë e menjëhershme. Në rrjetin social ‘Twitter’, shtatlarti suedez ka publikuar një foto dhe ka deklaruar se do të ndryshojë planet për pushimet e verës, duke hequr nga lista e tij e preferencave shtetin e Brazilit.

Top Channel