“Mjaft na nënçmuat”, sheshit Iliria në Tetovë iu vu emri Mashall Tito, shqiptarët ngrihen në protestë Subjektet politike në Kosovë kanë vazhduar të prezantojnë aderime të figurave të reja si dhe të shpalosin programet partiake.
Kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi ka bërë publik transferimin e Muharrem Shabanit, i cili më 2 korrik 1990 kishte shpallur Kushtetutën e Kosovës në Kaçanik.
Në një konferencë shtypi, Thaçi ka konfirmuar se partisë së tij i është bashkuar edhe një bashkëpunëtor i deritashëm i Albin Kurtit të Vetëvendosjes.
“Sot gjithashtu, në Prizren misionit të ri i të PDK-së, misionit të ri fitues të zgjedhjeve të 8 qershorit i është bashkangjitur edhe deputeti nga radhët e Vetëvendosjes, Afrim Kasolli. Kështu që, misioni ynë i ri, subjekti ynë, po rritet, po forcohet, po del përtej kornizës partiake. Është thjesht një lëvizje politike e fuqishme, një koalicion i fuqishëm i këtij misioni të ri me qytetarët e Kosovës”, deklaroi Thaçi.
Ndërkohë, Lidhja Demokratike e Kosovës konferencen ia dedikoi prezantimit të programit të LDK-së për arsimin. “Plani qeverisës i LDK-së për arsimin parasheh që të gjitha kolegjet jopublike të avancohen në universitete. LDK do ta rrisë buxhetin për arsimin”, premtoi kryetari Isa Mustafa.
Edhe subjektet e tjera politike kanë prezantuar të enjten aderime të reja dhe pjesë të programit të tyre politik. Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka thënë pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm se lista e kandidatëve për deputetë nga VV do të përbëhet nga njerëz të profesioneve të ndryshme, të dy gjinive dhe njerëz të ndershëm.
Ndërsa kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka zgjedhur një takim me të rinjtë e partisë së tij për të prezantuar para tyre programin qeverisës që e quan “Drejtimi i Ri”.
Ndërsa partisë së Behgjet Pacollit të enjten i janë bashkuar disa ekspertë nga fusha e ekonomisë. Subjektet politike kanë kohë vetëm deri të premten në mbrëmje për t’i finalizuar listat e tyre të kandidatëve për t’i dorëzuar për çertifikim në KQZ.
Top Channel