
Dita e dytë e testimeve në Barcelonë për Formula 1 është mbyllur me kryesimin e befasishëm të Pastor Maldonado-s, me Lotus.
Venezueliani ka regjistruar kohën më të shpejtë të ditës, me 1’24’’871, pas plot 93 xhirosh të kryera, ndërkohë që pas shpinës së tij janë renditur Rosberg me 1’25’’805 dhe Raikkonen me 1’26’’480, respektivisht me Mercedes dhe Ferrari, ku finlandezi ka kryer 81 xhiro.
Ferrari duket se është përmirësuar ndjeshëm, krahasuar me ditën e martë, në të cilën finlandezi arriti të prishte edhe motorrin. Një vend i pestë po ashtu surprizues për Susie Wolff, kolaudatore e Williams-it.
Pas rezultatit surprizues të marrë nga Marussia, në ditën e parë të testimeve, tashmë i takon Lotus-it të ndezë “dritat e gjata”. Koha e Maldonado-s u regjistrua me goma super të buta, duke befasuar edhe me rezistencën e gjatë të tyre.
Në shtëpinë e “kokëkuqes” synonin vetëm të xhironin me vazhdimësi, gjëja që i nevojitej Kimi-t, i cili ende nuk është përshtatur me njëvendëshen e tij. Megjithëse me goma të mesme, koha e finlandezit ka qenë me mbi 1 sekondë diferencë nga ajo e Sebastian Vettel, 1’27’’973.
Top Channel