Korçë, vdekja e foshnjes në maternitet

12/05/2014 00:00

Vdekja e foshnjes së porsalindur në Maternitetin e Korçës ka bërë që të nisin hetimet për rastin, ndërsa familjarët kanë ngritur denoncim për dy prej mjekëve të cilët u kujdesën gjatë lindjes.

Teksa kanë qëndruar para morgut të Korçës, familjarët e foshnjes kanë deklaruar edhe një herë se nuk do të pranojnë të tërheqin trupin nëse nuk kryhet një ekspertizë nga Tirana për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

Gjyshja Liljana Demolli thotë: “Dua drejtësi dhe dua që doktorët të kthejnë paratë që kanë marrë. Dua që Avokati i Popullit të vijë dhe të na mbështesë. Akuzuam doktorët që nuk i shërbyen nuses siç duhej. Nuk i kanë bërë asnjë gjilpërë për dhimbjet pasi donin lekë.”

E ndërsa kanë nisur hetimet për rastin, drejoria e spitalit nga ana e saj ka sqaruar se do të pritet rezultati i ekspertizës për të përcaktuar qëndrimin ndaj mjekëve.

“Nuk mund të marrim masa pa dalë e vërteta. Pas shqyrtimit të foshnjes, do të prononcohemi”, thotë Pandi Papando, drejtor i spitalit.

Një ditë më parë foshnja i porsalindur ndërroi jetë në Maternitetin e Korçës ndërsa familjarët akuzuan mjekët për neglizhencë.

Top Channel