
Fernando Alonso ka deklaruar pas vendit të gjashtë të arritur me Ferrarin e tij në Cmimin e Madh të Spanjës se nuk është i habitur nga rendimenti i “Kokëkuqes”. Spanjolli e di shumë mirë se makinat Mercedes janë shumë larg.
“Do të përpiqemi të përmirësohemi, por nuk habitemi nga rezultati. Podiumi në Kinë na pëlqeu, por e dinim që erdhi në rrethana të veçanta. Në Spanjë u kthyem me këmbë në tokë”, tha Alonso pas garës.
Spanjolli theksoi se me këto ritme, Mercedesi ka shumë mundësi të fitojë të gjitha garat e mbetura të kampionatit.
“Kanë një avantazh shumë të madh dhe duket se mund të fitojnë çdo garë. E kanë në dorë vetë pasi janë super favoritë. Ne duhet të mundohemi t’ia vështirësojmë punën, por është e vështirë pasi jemi një xhiro mbrapa”, shpjegoi Alonso.
Top Channel