“Çantat e sekuestruara janë në Prokurori”

12/05/2014 00:00

Shefi i Sektorit të Anti-trafikut të Drogës, Sokol Selfollari deklaroi se çantat që u gjetën në avionin që ra në Divjakë ishin të pilotit italian dhe sipas tij ndodhen në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Ato sipas tij u sekuestruan nga punonjës të policisë të Divjakës.

 

“Çantat e shfaqura në foto janë çantat e pilotit, shtetasit italian Xhorxho Riformato, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës dhe ndodhen aktualisht në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Është vetëm një makinë e një dëshmitari. Është një Ford Focus me portobagazh. Këta dëshmitarë aktualisht po pyeten dhe marrim edhe dëshmi prej tyre. Nuk na rezulton që të ketë pasur 3-4 makina që kanë zbritur çanta nga avioni. Të vetmet çanta janë ato që paraqiten në fotografi që unë ua shpjegova dhe ju thashë se ku ndodhen”, deklaroi kreu i Anti-trafikut të Drogës, Sokol Selfollari.

 

Sa për imazhin ku tregohen dy persona, Policia e Shtetit thotë se ata janë punonjës të uniformave blu të Divjakës.

Top Channel