Brazil 2014, Hodgson shpall listën e Anglisë

12/05/2014 00:00

Michael Carrick, Andy Carroll dhe Kyle Walker kanë mbetur jashtë listës prej 23 lojtarësh të shpallur nga Roy Hodgson për kampionatin botëror “Brazil 2014”.

I pari paguan çmimin e një sezoni tepër të dobët me Manchester United, ndërsa i dyti, sulmues i West Ham, është gjithsesi në listën e pritjes (rezervë) pasi sezoni i tij është prekur nga dëmtimet. Mbrojtësi i Tottenham mungon gjithashtu për shkak dëmtimi.

Ashtu siç pritej, mbrojtësi i majtë adoleshent, Luke Shaw, do të debutojë në vend të Ashley Cole, i cili u tërhoq nga arena ndërkombëtare të dielën, pasi mori vesh lajmin se nuk do të grumbullohej për në Brazil. Rickie Lambert, i cili ka shënuar 14 gola këtë sezon, pritet t’i zërë vendin Carroll-it.

Edhe ish-sulmuesi i Tottenham, Jermain Defoe, i cili luan me Toronton tashmë, ka mbetur në listën rezervë. Kontigjent për t’u grumbulluar mbetet edhe Tom Cleverley, 23 vjeç, i cili ka luajtur 9 ndeshje me kombëtaren nën drejtimin e Hodgson në fillimsezonin 2012-13, por që tani zor se bind për t’u grumbulluar.
 
Ja lista e plotë e Anglisë:
Portierë: Joe Hart (Manchester City), Ben Foster (West Bromwich Albion), Fraser Forster (Celtic)
Mbrojtës: Leighton Baines (Everton), Gary Cahill (Chelsea), Phil Jagielka (Everton), Glen Johnson (Liverpool), Phil Jones (Manchester United), Luke Shaw (Southampton), Chris Smalling (Manchester United)
Mesfushorë: Ross Barkley (Everton), Steven Gerrard (Liverpool), Jordan Henderson (Liverpool), Adam Lallana (Southampton), Frank Lampard (Chelsea), James Milner (Manchester City), Alex Oxlade-Chamberlain (Arsenal), Raheem Sterling (Liverpool), Jack Wilshere (Arsenal)
Sulmues: Rickie Lambert (Southampton), Wayne Rooney (Manchester United), Daniel Sturridge (Liverpool), Danny Welbeck (Manchester United)

Lista në pritje: John Ruddy (Norwich City), Jon Flanagan (Liverpool), John Stones (Everton), Michael Carrick (Manchester United), Tom Cleverley (Manchester United), Andy Carroll (West Ham United), Jermain Defoe (Toronto FC).

* Listat zyrtare do të konfirmohen zyrtarisht nga FIFA më 16 Maj, në orën 10:00 (12:00 CET).

Top Channel