Pogba: Nuk largohem nga Juventusi

09/05/2014 00:00

Paul Pogba i ka premtuar besnikëri Juventusit. Mesfushori i shumëkërkuar nga klubet më të mëdha të Europës ka thënë për ‘La Stampa’ se nuk do të largohet nga bardhezinjtë gjatë merkatos së verës.

“Nuk e mendoj largimin pasi kam një kontratë që do e përmbush. Nuk kam folur me Zidane dhe nuk kam thënë kurrë se më pëlqen të luaj për ndonjë skuadër tjetër që nuk është Juventusi. Tifozët më duan dhe dua të fitoj ende në Itali”, deklaroi francezi.

“Tek Juventusi kam mësuar të jem një profesionist i vërtetë dhe kam mësuar si të menaxhoj trupin tim duke luajtur një ndeshje çdo 3 ditë”, shtoi Pogba, i cili vlerësoi maksimalisht Andrea Pirlon duke e konsideruar të “paimitueshëm”.

“Ai godet topin si askush tjetër. E kam studiuar, por nuk mund ta kopjoj kurrë”, tha Pogba.

Top Channel