Italia në playoff, Gattuso e ka bërë zgjedhjen për formacionin, asnjë surprizë pas stërvitjes së fundit nën reshjet e shiut
Lajme të këqia për Pepen dhe Realin e Madridit. Rezonanca magnetike të cilës iu nënshtrua mbrojtësi portugez paraditen e së premtes zbuloi një dëmtim të gradës së parë në pulpën e këmbës së majtë, një dëmtim që kërkon rreth 15 ditë rekuperim.
Në këtë mënyrë, është në dyshim të fortë prezenca e tij në finalen e madhe të Ligës së Kampioneve më 24 maj, kur madrilenët do të luajnë në Lisbonë ndaj Atletico Madrid.
Pepe u dëmtua në barazimin 1-1 të Realit në fushën e Valladolid, rezultat që “vrau” shpresat e skuadrës së Ancelottit për titullin kampion.
Lajmet e mira janë që Cristiano Ronaldo, Gareth Bale dhe Angel Di Maria do t’i kenë kaluar problemet e tyre të vogla dhe do të jenë të gatshëm për këtë ndeshje të madhe.
Të vetmit që do i mungojnë Realit në finalen e Champions-it do të jenë Xabi Alonso i skualifikuar dhe Jese Rodriguez i dëmtuar rëndë në gju.
Top Channel