NBA, Spurs dhe Heat nuk ndalen

09/05/2014 00:00

San Antonio Spurs dhe Miami Heat kanë fituar edhe ndeshjet e dyta të serisë gjysmëfinale në konferencat përkatëse duke dominuar respektivisht Portland Trail Blazers dhe Brooklyn Nets.

Teksanët fituan 114-97 të udhëhequr nga Leonard me 20 pikë dhe 5 topa në tabelë. Lojtari më i mirë i Portland ishte Batum me 21 pikë.

Tashmë duket se San Antonio Spurs është e sigurtë drejt finales së Konferencës së Perëndimit ku do të luajë me fituesen e serisë mes Oklahoma City Thunder dhe Los Angeles Clippers (1-1).

Në ndeshjen tjetër të së enjtes, Miami Heat mundi Brooklyn Nets-at falë një ndeshjeje shumë të mirë në mbrojtje. Si zakonisht, më i miri për skuadrën e tij ishte LeBron James (22 pikë, 4 topa në tabelë).

Top Channel