F1, provat e para të lira në Barcelonë
09/05/2014 00:00
Janë zhvilluar në Barcelonë provat e para të lira të Cmimit të Madh të Spanjës.
Menjëherë janë shfaqur probleme teknike për Sebastian Vettel: makina e tij Red Bull u parkua në anë të pistës pas një problemi elektrik duke mos e lejuar të regjistrojë një kohë të shpejtë.
Gjermani përfundoi këtë sesion në vendin e 20.
Më i shpejti i sesionit të parë ishte Lewis Hamilton me Mercedes (1’27”023). Pas tij Jenson Button me McLaren (1’27”891) dhe Daniel Ricciardo me Red Bull (1’27”973).
Vetëm vendi i katërt për Fernando Alonson me Ferrari (1’28”128). Spanjolli ka lënë pas pilotin tjetër të Mercedesit, Nico Rosberg (1’28’168) dhe shokun e tij të skuadrës Kimi Raikkonen (1’28”337).
Top Channel