Italia në playoff, Gattuso e ka bërë zgjedhjen për formacionin, asnjë surprizë pas stërvitjes së fundit nën reshjet e shiut
Luca Cordero di Montezemolo është i pranishëm në cirkuitin e Montmelosë, ku këtë fundjavë do të zhvillohet Cmimi i Madh i Spanjës, në nder të Michael Shumacher.
Presidenti i Ferrarit tha për ferrari.com: “Në këtë pistë, në datën 2 qershor 1996, Schumi arriti fitoren e tij të parë me ne, duke nisur një seri të gjatë suksesesh me skuderinë tonë. Nga kjo pistë dua t’i nis një tjetër mesazh mbështetjeje mikut tim të madh që po zhvillon garën e tij më të vështirë.”
“Këtë garë ai duhet ta përballojë me guxim dhe vendosmëri, ashtu siç bënte në pistë. Unë, Ferrari dhe të gjithë tifozët e tij i qëndrojmë gjithmonë pranë”, shtoi Montezemolo.
Lajmet e fundit mbi Michael Schumacher, i cili ndodhet në komë të induktuar në spitalin e Grenobles, bënin të ditur se ish-piloti i Ferrarit është në gjendje kritike, por të qëndrueshme.
Ndërsa menaxherja e tij, Sabine Kehm, ka thënë në deklaratat e fundit publike të saj se “ka përmirësime të vogla”.
Top Channel