
Pele është i kënaqur me lojtarët e grumbulluar nga Luiz Felipe Scolari për Botërorin e këtij viti edhe pse ka deklaruar se do i pëlqente që në këtë listë të ishte të paktën një lojtar me eksperiencë si Kaka’ ose Robinho.
“Mendoj se janë bërë zgjedhjet e duhura. Nuk pati surpriza, por mendoja se do të ishte mirë që Kaka’ ose Robinho të grumbulloheshin për të krijuar një atmosferë të mirë në grup”, tha legjenda e futbollit botëror.
Në lidhje me Robinhon, i cili konsiderohej si pasardhësi i tij kur “shpërtheu” tek Santosi, Pele tha: “Tek Milani nuk ka dhënë atë që pritej dhe atë që ka treguar me kombëtaren. Gjithsesi, me nivelin aktual të futbollit, mendoj se Robinho mund të ishte pjesë e kombëtares së Brazilit dhe shumë kombëtareve të tjera.”
Pele sqaroi se lideri i këtij Brazili do të jetë sulmuesi veteran Fred, i cili ka qenë pjesë e kombëtares në Botërorin e vitit 2006: “Udhëheqësit e grupit do të jenë Fred dhe Thiago Silva, janë lojtarët me më shumë personalitet. Nuk mund të presim që Neymar të jetë lideri.”
Top Channel