F1, Vettel e nis nga zero, s’ka ndërrim telajoje

08/05/2014 00:00

Red Bull bën sërish një hap prapa. Pas nisjes së sezonit me “frenat e dorës të ngritura” dhe testimeve negative, Sebastian Vettel njofton në fakt një rikthim të papritur në të kaluarën.

“Në Kinë kuptuam se ishim mjaftueshëm prapa të tjerëve, ndaj dhe duhej ndërruar telajo e makinës. Por, kemi vendosur që të vazhdojmë përpara me atë të vjetrën. Do të rinisemi nga zero – ka shtuar kampioni i katërfishtë gjerman. – Kjo pasi telajo e re nuk na dha rezultatet që ne prisnim”.

“Nuk jam i kënaqur, siç duhej dhe doja të isha – shpjegon piloti i parë i skuderisë austriake. – Procesi i ndryshimeve është në vijim e sipër, por duhet të tregohemi të duruar. Të gjithë kemi stilin tonë se si na pëlqen të garojmë dhe të ngasim makinën, ndaj dhe nuk më vjen keq nëse fundi i makinës lëviz, por nëse e bën së tepërmi, atëherë ta mërzit dhe bën më të ngadalshëm, – ka shtuar më tej Vettel. – Ka disa motive pas këtij problemi”, deklaron gjermani.

“Ky vit është përgjithësisht më kompleks, janë edhe shumë faktorë të tjerë, përveç komponentëve të makinës. Kemi bërë shumë përmirësime, por kemi ende shumë punë për të bërë”.

Top Channel