Berlusconi: Për Seedorfin vendos në fund

08/05/2014 00:00

Silvio Berlusconi ka thënë se e ardhmja e Clarence Seedorf në stolin e Milanit do të vendoset në fund të sezonit, pra pas përfundimit të dy ndeshjeve të mbetura të kampionatit italian.

Presidenti i kuqezinjve deklaroi për ‘Radio Capital’ se “të ardhmen e Seedorfit do e vendosim të gjithë bashkë në mbledhjen e bordit drejtues në fund të kampionatit. Për momentin, ka një kontratë që thotë se do të qëndrojë edhe dy vite me ne.”

Duket se Berlusconi nuk është i kënaqur me Seddorfin për pozicionin në fushë të Mario Balotellit dhe kjo gjë vihet re nga këshillat që i jep trajnerit të Italisë, Cesare Prandelli.

“Balotelli duhet grumbulluar në Botëror, por duhet punë me të për ta bindur për pozicionin e tij në fushë. Ne tek Milani nuk ia kemi dalë mbanë ta bëjmë këtë”, tha presidenti.

Në lidhje me zërat për një shitje të mundshme të Milanit, Berlusconi u shpreh: “Nuk e mendoj shitjen edhe pse tani është e vështirë të konkurosh me paratë e arabëve.”

Top Channel