Bayern, Gotze kërkon një vend si titullar

08/05/2014 00:00

Mario Gotze ka deklaruar se do të japë gjithmonë maksimumin në stërvitje në mënyrë që të bindë trajnerin Pep Guardiola për një vend në formacionin titullar të Bayern Munchen.

Një nga talentet më të mëdha të Gjermanisë të viteve të fundit ka kaluar shumë ndeshje në stolin e rezervave gjatë këtij sezoni dhe pranon se kjo gjë e ka mërzitur.

“Nuk jam mësuar të mos luaj rregullisht. Ishte një eksperiencë e re për mua ky sezon, por do të jap maksimumin sa herë që të zbres në fushë. Kjo është mënyra më e mirë për të treguar se çfarë mund të bëj”, tha Gotze për gazetën ‘Bild’.

Ai shtoi se për një lojtar të ri si ai është mirë të mos luajë të gjitha ndeshjet: “Mendoj se nuk është gjë e keqe për një lojtar të ri të qëndrojë në stol në disa takime të caktuara.”

Mario Gotze ka luajtur këtë kampionat 27 ndeshje duke shënuar 10 gola me Bayern Munchen.

Top Channel