Poloni-Shqipëri, me presidentin Nawrocki në tribunë, por si do ta presin tifozët vendas…
Marco van Basten nuk është përmbajtur aspak kur është pyetur nga ‘Sky’ për punën që po bën Clarence Seedorf si trajner i Milanit, duke deklaruar se nëse do të varej nga ai, kurrë nuk do i besonte bashkëkombasit të tij pankinën e kuqezinjve.
“Milanit i duhet një trajner më ekspert. Mendoj se një si Donadoni do të ishte perfekt pasi ka 15 vite që është trajner”, tha lojtari më i mirë në historinë e Milanit.
Ideja e Van Bastenit është shumë e thjeshtë: “Skuadrës i duhet eksperiencë ose të paktën një trajner i talentuar si Inzaghi.”
Marrëdhënia Seedorf-Van Basten nuk ka qenë kurrë e mirë. Si trajner i Hollandës, ish-sulmuesi nuk e grumbulloi trajnerin aktual të Milanit në Europianin e vitit 2008 duke e konsideruar si jo të aftë për të udhëhequr kombëtaren e asaj kohe.
Në fund, disa fjalë për Balotellin: “Është një lojtar i jashtëzakonshëm që tani, por nëse kërkon të bëhet një kampion i madh, duhet të ketë një qëndrueshmëri më të madhe në mendjen e tij.”
Top Channel