Trajnere femër për Clermont Foot

07/05/2014 00:00

Clermont Foot, klub francez i kategorisë së dytë, ka njoftuar të mërkurën se trajneri i ardhshëm i skuadrës do të jetë femër, duke sjellë kështu një risi të madhe në futbollin europian.

Bëhet fjalë për portugezen Helena Costa, e cila më parë ka qenë trajnere e kombëtares së femrave të Katarit dhe Iranit. 39-vjeçarja ka qenë gjithashtu pjesë e stafit teknik të Benfikës dhe këshilltare për talentet e Sëlltikut.

“Clermont Foot 63 po hyn në një epokë të re”, shkruan klubi francez në komunikatë.

Vendimi për të vendosur një femër në krye të një ekipi profesionist meshkujsh vjen 3 muaj pasi rumunia Elena Groposila u caktua trajnere e skuadrës së hendbollit të meshkujve të Dizhonit (po në Francë).

Top Channel