Pretenca, prokuroria kërkon burg përjetë për Emiljano Yzeiraj 

07/05/2014 00:00

Më 13 janar të vitit 2014, Yzeriaj ka vrarë me sëpatë Jetmir Lazajn. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kalenjë të Mallakastrës.

Sipas dosjes hetimore, Lazaj është qëlluar për vdekje nga Yzeiraj, i cili ka pasur lidhje intime me bashkëshorten e viktimës.

Prokuroria parashtron faktet dhe dinamikën e ngjarjes në gjykatë, ku vërtetohet sipas saj, se Yzeiraj është autor i vrasjes.

Sipas fakteve të paraqitura, Yzeiraj i kërkonte bashkëshortes së Lazajt të kishte besim dhe të martohej me të. Por Marsela Lazaj e ka refuzuar me faktin se është e martuar dhe ka fëmijë. Vetë Yzeiraj i është shprehur bashkëshortes së të ndjerit se “do ta rregullonte” ai këtë punë.

“Eshtë ky shtetas i cili kishte interesin, mundësinë, mjetet, kohën, qetësinë e nevojshme shpirtërore dhe përçmimin për të goditur me sëpatë në kokë, jo një herë, jo dy herë, por tre herë shtetasin Jetmir Lazaj”, thuhet në arsyetimin e prokurorisë.

 

Top Channel