Është zhvilluar të mërkurën seanca gjyqësore e radhës ndaj Arben
Frrokut, i akuzuari kryesor për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamajt 1
vit më parë.

Prokurori i çështjes ka shprehur shqetësimin se efektivet e komisariatit nr. 2 po bëhen pengesë për procesin gjyqësor duke qenë se nuk dërgojnë fletëthirrjet e dëshmitarëve.

Sipas prokurorit Anton Martinaj për këtë çështje do të vihet në dijeni edhe drejtori i Policisë së Tiranës, Ardian Çipa.

Edhe vetë i pandehuri Arben Frroku ka reaguar, duke deklaruar se çështja ndaj tij po zvarritet qëllimisht duke e lënë pa te drejte në burg.

Seancën e sotme kanë dëshmuar dy dëshmitarë, ndërkohë që mungonin 5 të tjerë.

Roland Marinaj dhe Kristjan Marinaj kanë deklaruar se kishin njohje me Arben Frrokun, ndërsa Dritan Lamajn e njihnin për së largu si një njëri që kishte probleme me shumë biznese në zonë.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta