Brazil 2014, Seedorf komentator i BBC

07/05/2014 00:00

Trajneri aktual i Milanit ende nuk e di nëse e ardhmja e tij do të jetë në krye të pankinës kuqezi, por është e sigurt që trajneri holandez do të marrë pjesë në Botërorin e ardhshëm.

BBC ka njoftuar se Seedorf do të jetë pjesë e ekipit të komentatorëve teknikë, të cilët do të ndjekin Botërorin e Brazilit për rrjetin televiziv britanik, i shoqëruar edhe nga shumë yje të tjerë të kalibrit të Thierry Henry dhe Rio Ferdinand.

Edhe pse është në pritje të vendimit të Adriano Galliani-t, Seedorf e ka gjetur një event me të cilin të mbushë axhendën e tij në verë, pavarësisht nëse do të ketë ngarkesa të tjera apo jo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB