Bjorn Kuipers, arbitri i finales së Champions-it

07/05/2014 00:00

Bjorn Kuipers do të jetë arbitri i finales së Champions League mes Real Madrid dhe Atletico Madrid. Interesant është fakti se nën drejtimin e hollandezit asnjë nga të dyja këto skuadra nuk ka fituar ndonjëherë.

Kuipers ka arbitruar Realin në dy raste: para dy sezonesh kundër CSKA-së së Moskës në Rusi (1-1) dhe kundër Borussia Dortmund në Gjermani sezonin e kaluar (4-1).

Hollandezi ka arbitruar vetëm një herë Atleticon. Ka qenë viti 2009 dhe bardhekuqtë barazuan 2-2 kundër Chelsea në atë ndeshje duke mos arritur dot të kalojnë fazën e grupeve në Champions.

Kjo do të jetë finalja e parë në karrierë e Bjorn Kuipers përsa i përket Champions-it. Ai ka drejtuar finalen e Europa League sezonin e kaluar dhe Superkupën e Europës të sezonit 2011-2012.

Gjithashtu, ka arbitruar finalen e Kupës së Konfederatave të vitit 2013 mes Brazilit dhe Spanjës.

Top Channel