
Daniel Ricciardo po rezulton një surprizë e vërtetë në këtë sezon të Formula 1. Piloti australian, që zëvendësoi te Red Bull bashkëkombasin e tij Mark Webber po i krijon shumë vështirësi kampionit në fuqi të botës, Sebastian Vettel duke i mbyllur 2 prej garave të zhvilluara përpara tij duke bërë që të ngrihen dyshime për raportet mes 2 pilotëve. megjithatë, Ricciardo ka deklaruar se ka respektin më të madh për Fetel dhe se me të ka arritur një marrëveshje për të rivalizuar njëri-tjetrin në pistë, por në mënyrë të ndershme.
“Ne e dimë , madje i kemi thënë njëri-tjetrit se duam të rivalizojmë fort gjatë garave. Dua të garoj me Vettel në ditën e tij më të mirë, dhe të njëjtën gjë dëshiron edhe vetë Sebastian për mua. Mendoj se në fund secili nga ne do të respektojë atë që ka bërë punën më të mirë. Në të vërtetë asnjërit prej nesh nuk i pëlqen të humbasë. Nëse Vettel do të bëjë një punë më të mirë se unë, kjo gjë padyshim që nuk do më pëlqejë, por do ta respektoj atë ashtu sic respektoj vetë Fetel dhe i jap meritat që i takojnë. Ne e dimë se c’do të thotë një garim i drejtë dhe ne kjo na argëton”, thotw Ricciardo.
Më pas piloti australian deklaroi se është e nevojshme që cdo pilot të ndjekë urdhrat që vijnë nga drejtuesit e skuadrës, sigurisht nëse ato janë të drejta.
“Mes pilotëve dhe drejtuesve të skuadrës diskutohet rreth cdo skenari të mundshëm në garë. Wshtë në përgjegjësinë tonë që t’u bindemi urdhrave. Nuk e bëjmë një gjë të tillë kur shohim se ato nuk janë të drejta. Në raste të tilla ne luftojmë fort dhe më pas japim edhe arsyet tona për kundërshtimin”, tha ai.
Top Channel