Kickbox, Shqipëria 4 medalje ari në botëror

06/05/2014 00:00

Edison Shehaj, Brus Jakupi dhe Frenkli Myftari janë sportistët që sollën 4 medalje ari nga kampionati botëror i kickboksit amator, që u zhvillua në Spanjë.

Edison Shehaj ishte një nga kickboksierët më të mirë kuqezi, në këtë turne, kjo dhe për faktin se ai fitoi dy tituj kampion bote, në disiplinat “Low kick” dhe “K1” të peshës 67 kilogram.

Medaljen e vetme të artë për të rritur e mori Frenkli Myftari, në peshën deri në 81 kg. Në përbërje të ekipit tonë kombëtar ishin dhe vëllezërit binjakë, Brus dhe Stiven Jakupi, por ai që mori rezultat më të mirë ishte Brusi.

Ai mundi në finale sportistin italian, i cili eliminoi në gjysmëfinale vëllanë e tij, Stivenin, i cili u mjaftua vetëm me medaljen e bronztë.

Top Channel