Gjirokastër, sekuestrohen 500 kg marijuanë

05/05/2014 00:00

Policia e Gjirokastër sekuestroi 500 kg marijuanë gjatë një operacioni antidrogë të koduar “Udin”, të kryer në orët e para të mëngjesit të së hënës. Sipas policisë lokale, operacioni u zhvillua në Zagori, mbi fshatin Hoshtev.

Gjatë tij uniformat blu ndaluan shtetasin Niko Rizvo dhe shpallën në kërkim dy persona të tjerë, të cilët u larguan sapo pikasën policinë. Gjithashtu, u sekuestruan një mjet “Jeep” dhe një “Range Rover”.

Ndërkohë, operacioni vijoi edhe në orët e pasdites, kur në pranga ra një nga personat e arratisur nga vendngjarja. Bëhet fjalë për një 29-vjeçar nga Lazarati, që drejtonte një nga makinat e sekuestruara.

Burimet policore e identifikuan të arrestuarin vetëm me inicialet B.K, pasi siç deklaruan, për arsye hetimore nuk mund të publikonin identitetin e plotë.

Top Channel