Durrës, gjendet një trup i pajetë

05/05/2014 00:00

Trupi i pajetë i një personi është gjetur pasditen e së hënës në një kanal ujërash në qytetin e Durrësit.

Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave trupi është rekuperuar nga uniformat blu dhe është identifikuar si shtetasi Shaip Terziu.

Sipas burimeve, Terziu, 68 vjeç, ishte denoncuar më herët si person i zhdukur nga familjarët e tij dhe për rrjedhojë forcat e policisë kishin nisur kërkimet.

Hetimet dhe autopsia mbi trupin e tij pritet të përcaktojnë rrethanat e vdekjes, shtojnë më tej burimet.

Top Channel