Ish-kryeadminstratori i Kosovës, Bernard Kouchner, njëhërësh ish-ministër i Jashtëm i Francës, po zhvillon një vizitë në Prishtinë, me ftesë të presidentes Atifete Jahjaga.

Zëdhënësi i Presidencës, Arbër Vllahiu ka bërë të ditur se kryetarja e shtetit i ka dorëzuar zotit Kouchner medaljen humanitare Nënë Terëza, të cilën ia kishte akorduar vitin e kaluar.

Gjatë së hënës ish-shefi i UNMIK-ut zhvilloi një vizitë edhe në Kuvendin e Kosovës, ndërsa të martën ai do të pritet në Ministrinë e Jashtme nga ministri Enver Hoxhaj.

Top Channel