Shefi i grupit parlamentar i Lidhjes Demokratike Ismet Beqiri e quan
farsë politike dhe spektakël të orkestruar hetimin dhe arrestimin e
deputetit të LDK-së Naser Osmani.

Beqiri akuzoi Qverinë e Kryeministrit Thaçi për ndërhyrje në organet e gjyqësisë dhe hetuesisë për qëllime të pastra politike në prag të zgjedhjeve kombëtare.

Ai tha se në vendet me regjime totalitare sic është rasti i kosovës sipas Beqirit ndodhin përndjekjet selektive të kundërshtarëve politik. Sipas Beqirit Osmani nuk ka qenë i njoftuar për urdhërarrestin dhe procesin ndaj tij . Këto komente shefi i LDK-së i bëri gjatë punimeve të seancës së sotme parlamentare.

Ai kërkoi nga qeveria Thaci që të heqë dorë nga ndikimi politik në drejtësi ndërsa nga organet e hetuesisë që të mos veprohet mbi bazën e kërkesave partiake.

Top Channel