Rihapet La Liga, mundet Atletico Madrid
04/05/2014 00:00
Pas 15 ndeshjesh pa humbje Atletiko Madrid, finalistja e Champions League, është mposhtur nga Levante.
Të besuarit e Simeones nuk kanë arritur të ruanin ecurinë pozitive të ndeshjeve të fundit dhe janë mundur 2-0 në fushën e Leventes.
Pas kësaj humbjeje të kryesuesve La Liga duket se është rihapur, pasi Barcelona e vendit të dytë gjendet vetëm 3 pikë më pak se Atletiko.
Ndërkohë, Reali i Ancelotit barazoi 2-2 me Valencian falë golit të Kristiano Ronaldos në minutat shtesë të ndeshjes.
Golat për Valencian u shënuan nga Matjë dhe Pareho, ndërsa golin e parë për madrilenët e shënoi Ramos.
Tashmë, skuadra e Ancelotit është 5 pikë larg Atletikos dhe ka një ndeshje më pak se kryesuesit.
Top Channel