
Pas fitores së Catania-s ndaj Romës me rezultatin 4-1, Juventusi ka siguruar edhe matematikisht titullin e tretë radhazi dhe të 30-in në Serie A.
Dy javë përpara përfundimit të kampionatit Juventusi gjendet në kuotën e 93 pikëve, 8 më shumë se Roma e vendit të dytë.
Kryeqytetasit u mundën keqazi nga Catania, e cila me këtë fitor mban ende gjallë shpresat për të qëndruar edhe një vit mes më të mirave në futbollin Italian.
Në ndeshjet e tjera të luajtura gjatë së dielës bie në sy fitorja 5-3 e Udinese ndaj Livornos, e cila me shumë mundësi vitin e ardhshëm do të luaj në Serie B.
Ndërkohë Parma dhe Torino po e rivalizojnë denjësisht Interin për një vend në Europa League vitin e ardhshëm, pas 2 fitoreve ndaj Sampdoria-s dhe Bologna-s.
Top Channel