Deti nxjerr një trup të pajetë

04/05/2014 00:00

Një trup plotësisht i dekompozuar është nxjerrë nga deti në plazhin e Durrësit. Kufoma u konstatua mëngjesin e së dielës nga banorë të zonës, pranë kalatës së portit të ri të peshkimit.

Me mbërritjen në vendngjarje të policisë është bërë dhe kqyrja paraprake e saj, nga e cila rezulton se kufomës i mungojnë pothuajse të gjitha indet e buta dhe se trupi ka qëndruar për një kohë të gjatë në ujë.

Prania e një palë çorapesh të zeza dhe një rripi pantallonash, si të vetmet sende që ka ruajtur deti në strukturën skeletore, çon në dyshimin se ajo i përket një mashkulli.

Me një autoambulancë, skeleti është dërguar në morgun e spitalit rajonal të Durrësit, për t’iu nënshtruar ekspertizës mjeko-ligjore dhe mundësuar sa më shumë të dhëna, që mund të ndihmojnë në identifikimin e tij apo kohën e qëndrimit në ujë.

Top Channel