Policia, dialog në Lazarat

03/05/2014 00:00

Zv.Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Sokol Bizhga dhe zv.Drejtori i Përgjithshëm për Rendin, Altin Qato së bashku me Drejtorin e Policisë së Qarkut Gjirokastër zhvilluan një vizitë në Lazarat në kuadër të fushatës sensibilizuese për parandalimin e kultivimit të bimës narkotike canabis sativa në këtë territor.

Kjo është hera e katërt brenda një kohe të shkurtër kur zyrtarë të lartë të policisë hyjnë në Lazarat për t’u mbushur mendjen banorëve që të mos kultivojnë më canabis.

Në vijim të takimeve, takimi i radhës u zhvillua sërish me banorët dhe kryetarin e Komunës si edhe pleqësinë e këtij fshati. Nga ky takim pritet të përcaktohen grupet e punës polici-komunë-kryepleqësi.

Ndërkohë që me të njëjtin qëllim, pra takimin me komunitetin dhe fushatën sensibilizuese, Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Artan Didi ishin në Lekbibaj të Tropojës.

Top Channel