
Karl Hopfner emërohet presidenti i ri i ekipit të Bayern Munchen, i cili do të zëvendësojë në këtë post Uli Hoeness.
Ish-presidenti Hoeness u largua nga posti në muajin Mars, pasi u dënua me 3 vjet e gjysmë për evazion fiskal.
Një mbledhje e jashtëzakonshme u organizua gjatë ditës së premte në ekipin e Bayern, duke zgjedhur president të ri Karl Hopfner, ish-zëvendëspresident, i cili arriti të marrë plot 99.6% të votave, ndërsa Rudolf Schels është zgjedhur nënkryetar.
“Faleminderit për besimin tuaj të jashtëzakonshëm”, tha Hopfner pas votimit. Unë do ta marrë këtë post me zemër, pasion dhe shpirt, siç kam bërë në më shumë se 31 vjet në poste të ndryshme. Jam krenar që do të jem pjesë e familjes së Bayern dhe gjithmonë do të punoj për të mirën e klubit”, shtoi presidenti i ri i Bayern-it.
Hopfner u bë zv/kryetar i bordit ekzekutiv të ekipit në vitin 2002, ku kishte mbajtur më parë postin e drejtorit nga viti 1983 deri në 1990-ën.
Ai është vlerësuar për punën e tij për stabilizimin e financave të klubit.
Top Channel