Gjykata e Prishtinës vendosi të gjykojë në liri deputetin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Osmani që akuzohet për shpërdorim detyre në kohën kur ka qenë anëtar i bordit të Agjencisë së Prokurimeve.

Masa ndaj Osmanit është ajo e paraqitjes në stacionin policor njëherë në javë. Për drejtorin menaxhues të AKP-së Shkëlzen LLuka dhe zëvendësin e tij, Naim Avdiu gjykata caktoi masën e arrestit shtëpiak.

Gjykata shqiptoi masën e paraburgimit vetëm për pronarin apo blerësin e fabrikës FAN në Podujevë Agim Deshishku. Dy ditë më parë njësiti i krimeve ekonomike i Policisë së Kosovë arrestoi 12 zyrtarë nën dyshimin se kanë kryer vepra penale, shpërdorim të detyrës zyrtare, mashtrim në detyrë, legalizim i përmbajtjes së rreme, mashtrim, shkaktim i falimentimit dhe keqpërdorim i autorizimieve ekonomike.

Top Channel