Ankaraja hedh poshtë bashkëpunimin trepalësh të mbrojtjes, akuzon Greqinë për shkelje të hapësirës ajrore mbi Egje
Një kishë gjigante është rrafshuar në tokë këtë javë në Wenzhou, një qytet bregdetar kinez, i mbiquajtur edhe “Jeruzalemi i Lindjes”, për shkak të popullsisë së madhe të krishtere që banon aty.
Zyrtarët lokalë përgjegjës për shkatërrimin thonë se kisha ishte një ndërtim ilegal, me katërfishin e përmasave të lejuara për një strukturë të tillë. Por, grupet e të krishterëve janë të shqetësuar se shkatërrimi i saj sinjalizon një fushatë zyrtare kundër organziatave fetare.
Për ndërtimin e kishës së Sanjiang-ut u deshën 12 vjet dhe 30 milionë juanë (4,7 mln dollarë), raporton media kineze. Ngritja e saj ishte një simbol adhurimi në një qytet me 15% të krishterë.
Shkatërrimi i kishës, të hënën, u pasua nga një debat njëmujor mes mbështetësve të kishës dhe autoriteteve lokale, teksa mbështetësit kishin pushtuar kishën në shenjë proteste kundër shkatërrimit të saj.
Kisha dikur ka qenë një projekt i miratuar nga qeveria për “Lëvizjen Patriotike 3 Vetët”, zyrtarisht një kishë protestante e dënuar nga shteti. Shtatorin e kaluar ajo konsiderohej nga qeveria lokale si një projekt model inxhinierik.
Por, që prej atëherë, retorika e zyrtarëve ka ndryshuar me 180 gradë. Jin Leibo, një zëdhënës nga departamenti i propagandës në rajonin Yongjia, ku kisha Sanjiang ndodhej, tha për CNN se kisha u shkatërrua për shkak se ishte “e paligjshme”.
“Zona e ndërtimit duhet të ishte brenda 1881 metrash katrorë, por ajo ishte ndërtuar në mënyrë ilegale në 7928 metra katrorë”, tha Jin. Kishës i ishte kërkuar të vetëkorigjohej brenda 22 Prillit, por punëtorët kishin mundur të lironin vetëm 500 metra katrorë deri në afatin e skadencës, sipas zyrtarëve.
Ndaj dhe mbrëmjen e së hënës kisha u rrafshua nga buldozerët.
Top Channel