Durrës, grabitje me armë zjarri

01/05/2014 00:00

Një grabitje me armë zjarri ka ndodhur në orët e mbrëmjes së të enjtes në një supermarket në qytetin e Durrësit.

Grabitja ka ndodhur rreth orë 20:00 në një supermarket në zonën e spitalit të qytetit. Grabitësit dyshohet se kanë qenë tre persona. Njëri prej tyre, i armatosur dhe i maskuar është futur në ambientet e brendshme të supermarket dhe nën kërcënimin e armës ka marrë një shumë të konsiderueshme parash.

Pasi ka marrë njoftimin, policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet dhe kontrollet në zonat ku dyshohet se ishin arratisur grabitësit. Uniformat blu njoftuan se kanë shoqëruar në komisariat një të dyshuar si autor të grabitjes, ndërsa po punohet për identifikimin dhe kapjen e dy personave të tjerë.

Top Channel