Ankaraja hedh poshtë bashkëpunimin trepalësh të mbrojtjes, akuzon Greqinë për shkelje të hapësirës ajrore mbi Egje Kievi është i pafuqishëm që të shuajë revoltën e separatistëve pro-rusë dhe të vendosë kontrollin dhe autoritetin e tij në Donetsk dhe Luhans, dy rajonet lindore të tij.
Me këtë deklaratë ka dalë presidenti në detyrë i Ukrainës, Olexander Turchynov, i cili shton se tashmë synimi është “parandalimi i përhapjes së trazirave” në rajonet e tjera.
“Për momentin forcat e sigurisë e kanë të pamundur që të marrin nën kontroll situatën në Donetsk dhe Luhansk”, tha Turchynov duke shtuar se forcat e sigurisë në këto dy rajone janë të vetme dhe të pafuqishme përballë grupeve separatiste të mirëarmatosura, por jo vetëm kaq.
“Madje disa prej njësive të rendit, apo individë me detyrë për ruajtjen e rendit, bashkëpunojmë me grupet terroriste. Objektivi ynë kryesor për momentin është parandalimi i përhapjes së trazirave në rajonin e Odesës dhe Kharkivit”, deklaroi presidenti ukrainas.
Ukraina i trembet ndërhyrjes ushtarake ruse në lindje. Për këtë Turchynov thotë se “stacionimi i mijëra trupave në kufirin mes dy vendeve është një kërcënim real.
Presidenti Turchynov tha gjithashtu, gjatë së mërkurës, se Forcat e Armatosura të vendit janë vendosur në gatishmëri të plotë luftuese, për shkak të kërcënimit nga Rusia.
Duke folur në një takim me krerët e administratave shtetërore rajonale, ai akuzoi grupet në Slavyansk se “kanë vrarë dhe torturuar njerëz, kanë marrë pengje” dhe shtoi se, përveç armëve automatike, ata janë të pajisur edhe me armë të rënda si granata-hedhësit.
Ndërkaq, janë emëruar krerë të rinj të sigurisë në Donjeck dhe Luhansk, bëri të ditur ai.
Për shkak të përshkallëzimit të tensioneve, autoritetet e kryeqytetit thanë se “ushtrime speciale taktike” do të zhvillohen gjatë natës së mërkurës në Kiev, si dhe paralajmëroi se “autokolona mjetesh luftarake” do të lëvizin kudo në qytet.
Por, ministri ukrainas i Mbrojtjes mohoi të tilla seanca stërvitore gjatë kësaj nate, duke thënë se personeli ushtarak në Kiev do të qëndrojë në bazat e tyre.
Top Channel