SHBA, republikanët “sulmojnë” Obama-n

30/04/2014 00:00

19 senatorë republikanë kanë prezantuar një projektligj të mërkurën, që propozon masa më të thella dhe më të ashpra për ndëshkimin e Rusisë për krizën e shkaktuar në Ukrainë, përfshi këtu vendosjen e sanksioneve ndaj bankave kryesore dhe kompanive të energjitikës, si dhe një ndihmë ushtarake prej 100 milionë dollarësh për Kievin.

Në paketë i kërkohet gjithashtu presidentit Barack Obama të rrisin bindshëm mbështetjen e SHBA-ve dhe të NATO-s për forcat e armatosura në Poloni, Estoni, Lituani dhe Letoni, si dhe të përshpejtojnë implementimin e mbrojtjes raketore në Europë.

Mbështetësit e projektligjit përfshinin senatorin Bob Corker të Tennessee, John McCain të Arizona-s dhe disa zëra të fuqishëm mes republikanëve për Politikën e Jashtme.

Ata thanë se sanksionet e shpallura deri më tani nga Obama nuk e kanë ndëshkuar mjaftueshëm Rusinë, teksa kanë kërkuar sanksione të menjëhershme ndaj çdo rusi të përfshirë në pushtimin dhe aneksimin e Krimesë.

Projektligji kërkonte gjithashtu sanksione të reja ndaj 4 bankave kryesore ruse, “Sberbank”, “VTB Bank”, “VEB Bank”, “Gazprombank”, ashtu si dhe ndaj firmave energjitike si “Gazprom”, “Novatek” e “Rosneft”, si dhe “Rosoboronexport”, një nga eksportuesit më të mëdhenj rus të armëve.

Ligjvënësit thanë se propozuan këtë ligj me shpresën që të nxisë Obama-n të përgjigjet më ashpër për krizën në Ukrainë. Ende nuk dihet nëse Senati, i cili kontrollohet nga demokratët e Obama-s do të votojnë këtë projektligj.

Ndihmësit e demokratëve kanë thënë se as liderët demokratë dhe as Komiteti për Marrëdhëniet me Jashtë në Senat nuk janë njohur me këto masa të fundit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB