Raporti i DASH për terrorizmin

30/04/2014 00:00

“Qeveria shqiptare i ka dhënë përparësi përpjekjeve të saj kundër narkotikëve, më shumë sesa kundër terrorizmit, të cilin e konsideron një kërcënim me pak urgjent”.

Në raportin mbi terrorizmin në vitin 2013, Departamenti amerikan i Shtetit shkruan se “ndryshimi në qeverinë pas zgjedhjeve të 2013 nuk ndikoi në përpjekjet e përgjithshme të Shqipërisë kundër terrorizmit, ku administrata e re-siç nënvizon raporti- vazhdoi marrëdhënien e fortë të bashkëpunimit me SHBA”.

“Institucionet shqiptarë kanë qenw në dijeni prej vitit 2012 që një grup i vogël shqiptarësh ka udhëtuar për të luftuar në Siri- shkruhej ne dokumentin e publikuar nga DASH.

Raporti i referohet edhe legjislacionit shqiptar, i cili i konsideron kundërvajtje penale aktet terroristet; rekrutimin dhe trajnimin e personave për të kryer akte terroriste, nxitjen e akteve terroriste dhe ngritjen, drejtimin dhe pjesëmarrjen në një organizatë terroriste. Policia e Shtetit e Shqipërisë ka ngritur një sektor kundër terrorizmit brenda Drejtorisë për Krimet e Rënda të Departamentit për Hetimet Penale.

Raporti nënvizon se “ndonëse Shqipëria ka vullnetin politik për të bashkëpunuar me vendet në rajon për nismat anti-terrorizëm, i mungoi kapaciteti për të vënë në zbatim kontrolle të efektshme”.

Raporti mbi terrorizmin 2013 për Shqipërinë përmend korrupsionin dhe sistemin gjyqwsor që funksion keq, qw vazhdojnë të pengojnë përpjekjet e Shqipërisë për zbatimin e ligjit. Shqipëria nuk ka kapacitetin të grumbullojë të dhëna biometrike përveç atyre që gjenden në kartat e identitetit biometrike, tw cilat paraqiten në pikat e kalimit të kufirit.

Të dhënat e gjurmëve të gishtave nga emigrantët klandestinë grumbullohen, por jo të gjitha pikat e kalimit të kufirit janë të pajisura me skanera me lidhje të drejtpërdrejtë, çka çon në vonesa në përfshirjen e gjurmëve të gishtave në baza të dhënash elektronike apo identifikimin e individëve mbi bazën e të dhënave nga gjurmët e gishtave.

Prej qershorit 2012, Shqipëria ka marrë angazhime të nivelit të lartë politik për të bashkëpunuar me Task-Forcë te Veprimit Financiar FATF dhe komitetin e Ekspertëve të Këshillit të Europës për vlerësimin e masave kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit Moneyval .

Është bërë përparim- shkruan raporti- por mbetet punë për t’u bërë për të përforcuar kuadrin për bashkëpunim ndërkombëtar, lidhur me financimin për terrorizmin dhe për të siguruar dhe vënë në zbatim një kuadër ligjor të përshtatshëm për identifikimin, gjurmimin, dhe ngrirjen e aseteve nga terrorizmi.  

Top Channel