Ankaraja hedh poshtë bashkëpunimin trepalësh të mbrojtjes, akuzon Greqinë për shkelje të hapësirës ajrore mbi Egje
Një shpërthim ka tronditur një stacion hekurudhor në rajonin perëndimor të Kinës, Xinjiang, duke lënë 3 viktima dhe duke plagosur 79 të tjerë, raportojnë zyrtarë dhe media shtetërore.
Shpërthimi tronditi stacionin hekurudhor në jug të Urumqi-t, mbrëmjen e së mërkurës, thanë zyrtarët, sipas të cilëve shkaku i shpërthimit është ende i paqartë. Ata shtuan se skena e ngjarjes “ishte nën kontroll”.
Xinjiang ka përjetuar disa përplasje të dhunshme gjatë muajve të fundit. Presidenti kinez Xi Jinping vizitoi rajonin gjatë kësaj jave dhe premtoi të forconte përpjekjet anti-terrorizëm.
Verifikimi i raportimeve nga rajoni është i vështirë, për shkak se nxjerrja e një fluksi kaq të madh informacioni nga rajoni Xinjiang është tmerrësisht i kontrollueshëm.
Rreth orës 19:10 të datës 30 Prill, një shpërthim ndodhi në daljen e pasagjerëve në stacionin jugor të Urumqi-t, kur treni K453 nga Chengdu drejt Urumqi mbërriti në stacion, duke shkaktuar viktima”, tha portali i lajmeve të qeverisë lokale.
Dëshmitarë thanë për agjencinë e lajmeve Xinhua se shpërthimi duket se ishte i përqendruar nga bagazhet e lëna në terrenin midis daljes së stacionit dhe një stacioni autobusi.
Top Channel