Rumania rrit buxhetin e Ushtrisë

29/04/2014 00:00

Rreziku i luftes në Ukrainën fqinje shtyn Rumaninë të heqë mënjanë para për buxhetin e sivjetshëm të mbrojtjes.

Kryeministri Victor Ponta njoftoi se Qeveria do ta shtoje kete buxhet me 700 milione lei apo 156 milione euro nga 6,4 miliarde lei qe eshte aktualisht. Qellimi i nje levizjeje te tille, thote Balkaninsight eshte forcimi i kapaciteteve ushtarake te vendit.

Rumania druhet se pas aneksimit te Krimese, operacionet e Rusise mund te shtrihen aq sa te perfshijne edhe rajonin pro-rus te transnistrias ne Moldavi. Ne Republiken e veteshpallur, trupat e Moskes jane stacionuar prej kohesh tashme. Forcat e Armatosura rumune duhet te permiresojne pajisjet e tyre teknologjike, deklaroi Ponta, dhe eshte e rendesishme qe nje gje e tille te behet me se shumti nga fabrikat tona.

Kreu i ekzekutivit rumun theksoi se Bashkimi Europian dhe Fondi Monetar Nderkombetar i kane dhene driten jeshile shtimit te shpenzimeve. Rishikimi i buxhetit pritet te zbatohet pas 1 korrikut.Ne fillim te muajit, Ponta e kishte bere te qarte se Rumania planifikon t`i rrise shpenzimet ushtarake gjate viteve ne vazhdim me qellimin qe deri ne 2017-ten, ato te mberrijne ne 2 % te GDP-se.
Buxheti rumun i mbrojtjes llogaritej vitin qe shkoi ne 1,36% te Prodhimit te Brendshem Bruto, nen mesataren europiane te 2 perqindeshit.

Top Channel