Dy punëtorë dhe inxhinieri i firmës, e cila po punon për ndërtimin
Gramsh-Kodovjat-Moglicë kanë gjetur vdekjen mbrëmjen e së martës, teksa
një pjesë shkëmbi në kanionet e Moglices është shkëputur duke i zënë
poshtë.

Tre viktimat kane qene te specializuar per ngjitje ne masivet shkembore per te indentifikuar dhe rrezuar pjeset e paqendrueshme te shkembinjve, te cilat mund te rrezikojne jeten e punetoreve gjate ndertimit te rruges. Fatkeqesisht shembja e nje pjese te shkembit, per shkak edhe te terrenit mjaft te lagesht, por edhe te nderhyrjes per ndertimin e rruges ka shkaktuar aksidentin e rende.

Viktimat jane Sokol Elmazi 35 vjeç dhe Oltion Kola 21 vjec nga Kavaja, te cilet gjeten vdekjen e menjehershme, ndersa inxhinieri, i cili mesohet se eshte shtetas italian eshte derguar ne spitalin e Korçes ne gjendje te rende, ku edhe ka nderruar jete. Policia ka nisur hetimet dhe ka pyetur drejtuesit teknike te firmes se ndertimit qe ishte angazhuar ne ndertimin e rruges per aksidentin dhe po verifikohen edhe respektimi i procedurave te sigurise ne pune.

Top Channel