Alleksandar Vuçiç, Kryeministri i ardhshëm i Serbisë, si asnjëherë më
parë ka dalë në stilin e të mëdhenjeve para Kuvendit të Serbisë, pas
votimit në Kuvend për Qeverinë e re.

Një pjesë e njerëzve e shohin si diktatorin e ardhshëm të Serbisë, por ai me sa duket ka marrë mbështetjen e Perëndimit, pavarësisht të kaluarës së tij radikale. Në programin e tij, të cilin e ka shpalosur për më shumë se tri orë, ai ka premtuar reforma në ekonomi dhe qytetarëve u tha se vetëm në vitin 2016 do të jetojnë më mirë.

Nga kjo kohë, kur ish-ministri për informim që dikur ishte përgjegjës për censurën në media, e deri në vitin 2018 do të duhej ta afronte Serbinë drejt BE-së. Por, për këtë i duhet të sqaroj cdo gjë me Kosovën, gjë të cilën premtoi ta marrë vetë në duart e tij. Premtoi se nuk do ta harrojë Rusinë, por tha se ekonomia është më e rëndësishmja.

“Për ne nuk do të ketë më as të shtunë e as të diel. Të parët do të vimë në punë dhe të fundit do të ikim në shtëpi. Ju dëshiroj fat dhe lumturi në familjet tuaja. Dhe, Serbia jonë të fitojë gjithmonë”, tha Vuçiç.
 
Serbia ka kaluar në periudha transformimesh që pas rënies së Sllobodan Milloshevic, e deri tek vrasja e kryeministrit, Zoran Gjingjic. Një periudhë që dukej se mund ta ndihmonte tërë Ballkanin.

Gjendja e ngurtë kimike ishte me demokratët që në parim dukeshin më të besueshëm, por ndryshimet ishin të vogla. Vuçiç së bashku me presidentin, Tomisllav Nikollic, dolën nga Partia Radikale e Serbisë, për të siguruar fitoren absolute në zgjedhjet e kaluara në mars. Shumë e shohin si njeri totalitar dhe e quajnë udhëheqësi i madh. Por, ndoshta përballja me të kaluarën është pikërisht ndryshimi i figurave të atëhershme. Vuçiç është 44 vjec dhe me profesion është jurist.

Top Channel