Gigi Hadid fotografohet me Bradley Cooper dhe vajzën e tij në New York Një përmbledhje e krijimtarisë së shkrimtarit Shqevqet Musaraj vjen për lexuesin në 100-vjetorin e tij të lindjes. Ky botim ka në brendësi të tij krijime të panjohura më parë për lexuesin, si dhe një pjesë prej të cilave të botuara në shtypin e asaj kohe.
“Përkujtimi i 100-vjetorit të lindjes së shkrimtarit shënon një ngjarje në kulturën tonë, por edhe një thirrje për të nxjerrë në dritë veprat e tij në epokën e re që po kalon shoqëria shqiptare”, deklaroi shkrimtari Nasho Jorgaqi.
Vepra e Shevqet Musarajt u vlerësua edhe nga akademiku Rexhep Qosja, i cili e vuri theksin tek satira e tij. “Ai ishte një shkrimtar i angazhuar në kuptimin e plotë të fjalës, që mbronte shoqërinë, lirinë dhe që pa ngurrim ironizonte e satirizonte ata që ai mendonte se mund të ishin kundërshtarë të asaj lirie”, u shpreh Qosja.
Top Channel