Këngëtarja Ashanti tregon format
28/04/2014 00:00
Ashanti postoi ditën e dielë në Instagram disa foto me bikini që tregonin fizikun e saj të tonifikuar. Këngëtarja 33-vjeçare po pushonte në pishina kur vendosi që të përshëndeste të gjithë fansat e saj me pamjet e “nxehta”.
Këto foto vijnë një ditë pasi Ashanti postoi një tjetër foto me bikini që shoqërohej me këtë tekst: “Jeta është e mbushur me idiotësira… duhet të gjesh kohë për të qetësuar nervat.”
Format trupore të saj janë fryt i stërvitjes së palodhur, ashtu siç ka treguar vetë këngëtarja në një intervistë të para disa kohëve.
“Motivohem sa herë që shoh veten në televizor. Asnjëherë nuk më pëlqen trupi im dhe më duket vetja e shëndoshë”, deklaronte 33-vjeçarja.
Top Channel