Cannon: Statusi, ende nuk ka vendim

28/04/2014 00:00

Ambasadori i Britanisë se Madhe në Shqipëri gjatë një vizitë në qytetin e
Elbasanit ka komentuar çështjen e marrjes së vendimit për dhënien e
stausit të vendit kandidat për Shqipërinë.

Pas nje takimi me kryebashkiakun Sejdini dhe nje vizite ne universitetin ‘Aleksander Xhuvani’, ambasadori deklaroi se situata po levizte në drejtim pozitiv.
 
“Përsa i përketa spektreve politike, mendoj se qeveria e re ka një program ambicioz reformash dhe i uroj sukses në realizimin e këtij programi dhe shpresoj të kontribuojmë në çdolloj mënyre. Përsa i përket statusit, ai është një vendim që do të merret në qershor nga Këshilli i Europës dhe në momentin që po flasim mendoj se situata po lëviz në drejtim pozitiv. Nuk është marrë ende një vendim për procesin e statusit në Londër, por as në shtetet e tjera Europiane. Nuk mund të paragjykoj se çfarë ministrat dhe kryeministri im do të vendosin për këtë çështje. Por gjykimi ynë për momentin që po flasim është se gjërat po ecin në drejtimin e duhur”, tha Cannon.

Ambasadori komentoi edhe reformen territoriale qe sapo ka nisur.

“Mendoj se ka një konsensus në vend përsa i përket nevojës për një reformë të tillë dhe që strukturat aktuale të administrimit nuk janë ato të duhurat për të mbuluar nevojat e publikut. Çdolloj reforme e kësaj natyre në çdo vend tjetër është një proces delikat dhe politik për t’u menaxhuar. Prandaj është e mira që të realizohet me konsensusin më të madh të mundshëm, një konsensus brenda forcave në Parlament por edhe midis Qeverisë dhe publikut të gjerë në mënyrë që njerëzit,që preken nga këto reforma të kenë mundësi të shprehen se si ata mendojnë që duhet menaxhuar si proces”, theksoi ambasadori.
 
Në vijim ambasadori është ndalur në Universitetin e Elbasanit, ku është promovuar Agjensia e Qeverisë angleze ‘British Council’, duke treguar një kujdes të veçantë në edukimin e rinisë së këtij qyteti dhe me të gjithë risititë e kulturës.

Top Channel