Beyonce – Jay Z, tur të përbashkët në 16 qytete

28/04/2014 00:00

Një nga çiftet më punëtorë të show-biznesit do të nisen për një tur të përbashkët.

Të hënën, Jay Z dhe Beyonce njoftuan një udhëtim gjatë verës, i cili do t’i dërgojë ata në 16 qytete anembanë Amerikës Veriore, duke nisur në muajin Qershor.

Çifti i martuar i këngëtarëve parashikuan fillimisht se do të zhvillonin një tur të përbashkët në fillim të Prillit, por kjo lëvizje u shua fillimisht nga Jay Z, i cili zbuloi se festivali i tij muzikor për vitin 2014, “Made in America”, do të mbahej në Los Angeles dhe Philadelphia.

Duket se dyshja e muzikës kanë dashur të ruanin elementin e surprizës. Njoftimi i tyre me mesazhin “On the Run tour”, erdhi i shoqëruar edhe me një foto, ku të dy ata mbanin veshur maska të zeza.

Zoti dhe Zonja Carter kanë dominuar industrinë e muzikës, si artistë solo por edhe si çift, edhe përpara se lidhja e tyre të zyrtarizohej në vitin 2008 me martesë.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel